I dënuar me 9 muaj, gjykata urdhëron presidentin e federatës kosovare të futbollit të kryejë burgun

3 Qershor 2020, 13:12| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 13:14

  • Share

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë Agim Ademi është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të shkojë në qendrën e vuajtjes së dënimit për të shlyer 9 muajt burg. ‘Indeksonline’ ka publikuar sot vendimin e lëshuar nga Kryetarja e Gjykatës së Prishtinës Afërdita Bytyçi ku thuhet se Ademi duhet të ktehhet në paraburgim pasi kanë kaluar 15 ditë nga moment kur Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin me 9 muaj burg.

Mirëpo vetë Ademi në një reagim për ‘Insport’ e ka mohuar që një vendim i tillë të ketë mbërritur në drejtim të tij. “Asnjë dokument nuk kam marrë, nuk është e vërtetë se kam pranuar dokument për ekzekutimin e dënimit. Në rast se do të pranojë diçka të tillë, do të njoftoheni për hapat e radhës,”- u shpreh presidenti FFK-së Agim Ademi.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim përfitimit material kanë kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar atë të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht të bënin përfitim të padrejtë ndaj shumës prej 30.000.00 eurosh, apo një veturë të tipit “BMV X5”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?