Robinho

I dënuar me 9 vite burgim për përdhunimin e vajzës shqiptare, Brazili bllokon ekstradimin e Robinho-s

3 Nëntor 2022, 14:10| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 14:12

  • Share

Ish-futbollisti i Real Madrid, Milan dhe Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vite burg për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare në 2013. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe drejtësia në Milano ka vendosur burgim me nëntë vite për ish-sulmuesin. Nga Italia i kanë kërkuar palës braziliane ekstradimin e Robinho, që duket se është i lirë në vendlindje.

Një muaj më parë ministria e Drejtësisë italiane i dërgoi shkresë homologëve në Brazil për dënimin e Robinhos, me ish-sulmuesin që vijon të jetë i lirë. Së fundmi ai është shfaqur në protestat për përkrahjen e presidentit që humbi zgjedhjet në Brazil, Bolsonaros. Me Gjykatën e Lartë italiane që la në fuqi vendimin me burgim, tanimë do duhet që Robinho të vihet pas hekurave dhe të vuajë dënimin në Itali.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?