Fran Prendi

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në '92, kapet i shumëkërkuar nga Puka

18 Gusht 2020, 15:55| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 16:05

  • Share

SHKODËR- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga tek Hani i Hotit, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Tashmë 61 vjeç, Fran Prendi ka lindur në fshatin Buhot të Pukës. Në vitin 1994 ,e datë 5 prill ky person është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari  i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një qytetari. Për këtë krim 61 vjeçari ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu. 

Fran Prendi bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 18/08/2020 16:22

    PO KY qe ka vrare nje njeri ne 1992 duhet te denohet me burgim te perjetshem,,,kurse artan dajti qe vrau 4 police ne krye te detyres duhet te lirohet....?????/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?