Foto ilustruese

Bota

I dënuar më parë për 65 vjedhje, dëbohet shqiptari nga Italia

16 Prill, 18:39| Përditesimi: 16 Prill, 18:42

  • Share

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi një shtetas shqiptar. Dëbimi mësohet se ka ardhur pasi shqiptari është kapur nga policia në Astri. Ai dyshohej për një sërë veprash penale, përfshirë vjedhje dhe marrje të mallrave të vjedhura. Shqiptari mësohet se kishte edhe më parë precedentë penalë.

Fillimisht ai u identifikua si i pranishëm në mënyrë të paligjshme në Itali dhe u shoqërua me forcë deri në kufi për të garantuar sigurinë publike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit italian, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Astit kishte gjurmuar shtetasin shqiptar, i cili kishte qenë më herët në zotërim të një lejeje qëndrimi, tashmë të revokuar, raportohet në media. 

Ai ishte dënuar më parë me disa vite burg për kryerjen e rreth 65 vjedhjeve në apartamente të shpërndara në të gjithë krahinën e Piemontes, si dhe për përfshirje në trafik të mallrave të vjedhura. Pasi iu revokua leja e qëndrimit, autoritetet vendosën dëbimin e tij të menjëhershëm. Në këtë kuadër, Zyra e Emigracionit organizoi një operacion të posaçëm për survejimin dhe transferimin e tij në kushte të sigurta drejt portit të Ankonës, prej nga u largua për në vendin e origjinës.

Policia italiane thekson se operacione të tilla janë thelbësore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të qytetarëve për më shumë ligjshmëri.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?