GJKKO ka kërkuar sot konfiskimin e pasurive të Veip Ormënajt, 47-vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik drogë.
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.6 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.13 datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:
- Pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2
Shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:
- · Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
- · Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
Lajmi kryesor:
GJKKO me ‘dorë të hekurt’, kërkon konfiskimin e mbi 30 pasurive të trafikantit të Spanjës Anton Gjinajt dhe 3 të dënuarve për drogë nga Belgjika
G.MO/ReportTv.al