Foto ilustruese

I dënuar në Itali me 10 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari

22 Janar 2022, 10:59| Përditesimi: 22 Janar 2022, 11:01

  • Share

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 10 vite burg në Itali, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë.

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë Klodjan Troci, të cilin Gjykata e Firences në Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?