Tiranë- Një 54 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.
Bledar Bedini alias Bledar Imami u kap në bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa bëhet me dije se ishte i dënuar nga Gjykata e Milanos me 7 vite burg, për “Importim dhe mbajtje të substancave narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale ndërkombëtare.
54-vjeçari pritet të ekstradohet në vendin fqinj.
Njoftimi i policisë:
Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.
Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Komente
