GRAMSH- Një 39- vjeçar është arrestuar nga policia me qëllimin ekstradimin në Itali, pasi është i dënuar në këtë shtet me 4 vite e 8 muaj burg për grup kriminal dhe trafik droge.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar operacionin policor i koduar “Operacionalja 26”, ndërsa në pranga u vendos Oltjon Shtylla, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
‘Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale’, njoftoi sot policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.
Komente
