Kronikë

I dënuar në Itali për plagosje, dhunë në familje e përdhunim, arrestohet në Elbasan 50-vjeçari (EMRI)

12 Qershor, 11:13| Përditesimi: 12 Qershor, 11:30

  • Share

Elbasan-Një 50-vjeçar i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, është arrestuar në Elbasan.

Në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se Zamir Halili i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Operacionalja 47”.

50-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

"Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali", njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?