Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër! Po tentonte të largohej nga Shqipëria (EMRI)

29 Qershor, 11:20| Përditesimi: 29 Qershor, 15:31

  • Share

Shkodër - Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në në Pikën Kufitare të  Hanit të Hotit, teksa po tentonte të dilte nga vendi ynë.

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea ishte i dënuar me me 5 vjet e 6 muaj burgim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

44-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të  operacionit policor të koduar “The Ëanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,

u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?