Shkodër - Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të dilte nga vendi ynë.
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea ishte i dënuar me me 5 vjet e 6 muaj burgim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
44-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.
Komente
