Prokuroria Shkoder

Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro

22 Prill, 12:14| Përditesimi: 22 Prill, 12:55

  • Share

SHKODER - Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata e këtij qyteti ka sekuestruar pasuritë e Klodian Ndogaj, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për një njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro dhe 420 m2 truall, në të cilën është ndërtuar një ndërtesë 139 m2.

Vendimi u mor më 16 prill 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Klodian Ndogaj alias Klodian Jakini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’. Ai u arrestua në mars 2023 në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës regjistroi procedimin penal nr.1310/2020, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, "pas informacioneve të siguruara se ky shtetas, pasi ka fituar të ardhura të konsiderueshme si rrjedhojë e përfshirjes në veprimtari kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të narkotikëve kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, ka filluar procesin e pastrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet investimit në blerjen e pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe hapjen e veprimtarive të ndryshme tregtare, në emër të tij ose personave të lidhur me të" informoi sot prokuroria e Shkodrës

Pasi i blinte pronat i shiste dhe tek personat e tretë me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale

'Në këto kushte, pasi është kryer një hetim i thelluar në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi në Republikën e Shqipërisë, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëve të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëve dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale" thuhet në njoftimin e sotëm të prokurorisë.

Me vendimin nr. 279 (1862), datë 16.04.2024 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestroi:

Pasuria me nr. 272/242 e llojit truall me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë

Pasuria me nr.18/181, ZK 8597, e llojit njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • INJORANTI: 22/04/2024 14:00

    Si ITILLË MË LEJOHET TË PYES:MIRË SH MIRË QË I SEKUESTRUAN ATO LASURI TË KËTIJ TRAFIKANTI PO....ATO MILIARDA TËISH DHE PUSHTETARËVE KUR DO TË SEKESTROHEN???PËR NJË GJYQË POLITIKANI DUHEN SHEKUJ SE VITE NUK DALIN.MË DUKET SE KA ARDHUR KOHA PËR NDONJË BURRRRË QË NUK LEJON MIUN TI KALOJË NËN HUNDË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?