Elbasan

Kronikë

I dënuar në Itali për ‘Shfrytëzim prostitucioni’, Prokuroria e Elbasanit i konfiskon 14 pasuri Marsel Aranit! Biznese, apartamente dhe makinat

25 Qershor, 13:26| Përditesimi: 25 Qershor, 16:11

  • Share

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasani, u konfiskuan 14 pasuri në pronësi të Marsel Aranit, i dënuar për veprën penale 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'.

Marsel Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Autoritetet italiane konfirmuan dënimin dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare, që kishin lidhje me prostitucionit. Po ashtu u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar, për t’u dukur ligjore, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Në përfundim të procedimit gjyqësor dhe me kërkesë të Prokurorisë, u vendos konfiskimi i pasurive të mëposhtme:

Apartament në qytetin e Durrësit
Automjet Mercedes Benz
Automjet Suzuki Grand Vitara
Automjet Volksëagen
Automjet Jeep
Automjet Fiat Marea
Automjet Maserati
Automjet BMË
Automjet Mercedes Benz
Automjet Audi SQ7
Tre automjete Volksëagen
Motomjet motor BMË
Aktivitet tregtar me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?