Dogana e Morinës

Kronikë

I dënuar në Turqi me 4 vite burgim, kapet në kufirin shqiptar 35-vjeçari turk

21 Korrik, 14:43| Përditesimi: 21 Korrik, 14:44

  • Share

Një 35-vjeçar turk i dënuar në vendin e tij me 4 vite burgim për vjedhje me anë të mashtrimit, është arrestuar në doganën e Morinës në Kukës në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

35-vjeçari Kadir Kuçukologu u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Turqi, për të vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij në mungesë.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Njoftimi i Policisë Kukës:

I dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet burgim, për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 35-vjeçari.    

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kufitare dhe për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri.   

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, me shërbimet e DVP Kukës, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.    

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.   

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit Kadir Kuçukologu.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?