Oficerë spanjollë

Kronikë

I dënuar nga GJKKO me 4 vite e gjysmë burg për veprimtari kriminale, deportohet nga Spanja 39-vjeçari (EMRI)

7 Maj, 14:23| Përditesimi: 7 Maj, 14:27

  • Share

Një 39-vjeçar, i dënuar nga GJKKO për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit, është deportuar nga Spanja.

Në vitin 2024, GJKKO e ka dënuar Kreshnik Haxhiaj me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç.

39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste".

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?