Safet Gjici

I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital! Vuan nga një sëmundje e rëndë

11 Shtator, 18:44| Përditesimi: 11 Shtator, 22:14

  • Share

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i dënuar nga GJKKO për korrupsion, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, bëjnë me dije burime për Report Tv. Ish-kryebashkiaku socialist, vuan nga një sëmundje e rëndë.

Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg gjithsej, ndërsa duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e 3 muaj.

Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma K. nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Po ashtu, Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gezimi: 12/09/2024 11:58

    keshtu ndodh kur ben seks pa masa mbrojtese

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2024 00:49

    Perse lejohen kriminelet dhe jo vetem ky, te shtrohen ne spitale private?! Perse keto privilegjime?!

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2024 21:02

    Te gjithe ndyresat e imoraler me Ramen ne krye vuajne nga semundje teper te renda-nga korrupsioni e shpredorimi tek kurveria. Mot kur te njejtit te marrin 100 mundate - le te shpallin edhe Shkerdhatokrate, republiken tone. Duke vene ne vend edhe amanetin e te madhit Agolli mbi shkerdhatokracine.

    Përgjigju
    • Luce: 12/09/2024 14:19

      Me se è vertet????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?