SHKODËR- Një 56-vjeçar i dënuar nga Italia për grup kriminal e shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Spartak Joanu, banues në Fier, ishte duke u futur në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Murqiamn, kur u ndalua nga policët pasi autoritetet italiane rezultojnë ta kenë dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg.
Ai akuzohet për “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”
“Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian”, njoftoi Policia e Shkodrës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.
Komente
