Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet në Peqin 52-vjeçari me dy identitete

4 Shtator, 09:19| Përditesimi: 4 Shtator, 09:28

  • Share

Peqin- Një 52 vjeçar i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike është arrestuar në Peqin.

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, banues në Peqin pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Operacioni për kapjen e 52-vjeçarit u kodua “Operacionalja 65”.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?