TIRANË - Lirohet pas 3 viteve e gjysmë në qelinë e paraburgimit tek 313-a, Ergys Kolaveri, me vendim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa, dhënë sot në një seancë për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpiak. Po ashtu, ndaj të dyshuarit për atentatin me snajper mbetur në tentativë në vitin 2016, do të ketë mbikëqyrje elektronike dhe policë 24 orë tek dera.
Ergys Kolaveri është i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj hasmit të tij, Gazmir Daçi, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë. Më 30 korrik të 2016-ës, Ergys Kolaveri akuzohet se ka tentuar ta vrasë Dacin teksa ai ndodhej në burgun e Vaqarrit, kur sapo ka dalë për ajrosje ng anjë kodër jashtë burgut është qëlluar me snajper. Por plumbi nuk ka kapur Daçin, por një të dënuar nga Kosova.
Por pse u kërkua ndryshimi i masës së sigurisë pikërisht tre vite e gjysmë pasi Kolaveri ndodhet në qeli?
Shqiptarja.com po ju sjell më poshtë historikun e proceve gjyqësore kundër Kolaverit.
Më 8 nëntor 2017, Ergys Kolaveri është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda në atë kohë, me 20 vite burg, nga 30 që kërkoi prokuroria për atentatin e dështuar me snajper.
Vendimi u apelua si nga prokuroria ashtu edhe nga Ergys Kolaveri, dhe më 26 mars të vitit 2018, gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë vendosi "konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda, dhe prishjen e vendimit të Shkallës së parë". Po ashtu, Apeli vendosi dërgimin e çështjet kundër Kolaverit, në Gjykatën e Tiranës.
Por çfarë është bërë nga ky vendim i 2018-ës e deri më tani?
Prokuroria e Tiranës, në një proces gjyqësor ku pala mbrojtëse e Koalverit pretendon pafajësi, nuk ka mundur të mbyllë hetimet në këtë proces të ri gjyqësor që nisi nga themeli. Për pasojë, Kolaveri edhe pse pa dënim për akuzat e ngritura, por vetëm i dyshuar, ka qëndruar në qeli.
Më 30 dhjetor të 2019-ës, avokati i tij, Saimir Visha ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij që ndodhej në "arrest me burg". Kërkesa bazohet në faktin, që të dyshuarit për vrasje në tentativë i kanë kaluar afatet e paraburgimit, pasi kanë kaluar 3 vite e gjysmë që qëndron në qeli si i pandehur. Sipas avokatit, Ergys Kolaveri ende nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon gjykimi në themel për të marrë pafajësi.
Në një prononcim për Report Tv, i ati i Ergys Kolaverit, Rufati, tha se djali i tij është i pafajshëm dhe se do të kërkojë pafajësi deri në fund. "Nuk dua mbrojtje policore, nuk kemi frikë. Nuk kemi konflikte me askënd", tha Rufat Kolaveri.
Perse duhet te paguje shoqeria per paaftesin apo korrupsjoninin e prekuroreve qe nuk kane bere hetimin brenda afateve te parashikura ne lugj duke lejuar kalim te qellimeshem te afatit burgimit.Ky prekuror duhet te akuzohet per korrupsjon dhe duhet shkoje ne burgu.Fenomeni koloveri tashti eshte bere ralitetet ne ket vend po lirohen te denuar me burg te perjeteshem,gje qe nuk ka ndodhur ne asnje vend te Eurpes.Mete drejte cdo shqiptar shtrin pytjen? Arshte e kapur drejtesia nga korrupsjoni themi po.
Përgjigju