Kronikë

I dënuar nga Turqia për armëmbajtje pa leje, arrestohet 22-vjeçari turk në Morinë

23 Korrik, 14:49| Përditesimi: 23 Korrik, 14:50

  • Share

KUKËS- Një 22-vjeçar turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Tahsin Yazici rezulton i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në PKK Morinë, për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të lëvizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të Shqipërisë dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Tahsin Yazici, 22 vjeç, banues në Turqi.      

Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, njoftoi policia e Kukësit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?