Kronikë

Në kërkim prej 2 vitesh, ekstradohet nga Gjermania 33- vjeçari

17 Gusht 2024, 10:34| Përditesimi: 17 Gusht 2024, 10:49

  • Share

Interpol Tirana njofton ditën e sotme se ka ekstraduar nga Gjermania 33- vjeçarin Akil Qeleposhi, i dënuar më 2022 nga Gjykata e Shkodrës me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit.

Në vitin 2022, gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, Policia i gjeti me vete 33 vjeçarit 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç,  lindur në Bajram Curri. 

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj  e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi:

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?