VIDEO/ I dënuar për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI)

31 Janar, 11:50| Përditesimi: 31 Janar, 12:17

  • Share

Paulin Simoni është ekstraduar nga Roma, pasi rezulton i dënuar në Shqipëri për falsifikim me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.

39-vjeçari i dënuar nga GJKKO, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia bën me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.  

'Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.'- njofton policia.

Po ashtu është ekstraduar nga drejt Gjermanisë shtetasi serb I. B., 50 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i sendeve të vjedhura", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?