Klement Çala

Kronikë

I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm

17 Dhjetor 2024, 18:20| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 21:09

  • Share

Klement Çala është izoluar në '41 BIS'. Çala rezulton i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas.

GJKKO në tetor 2022, dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg.

Grabitja ndodhi në 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.

'Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 639, datë 17.12.2024, i burgosuri Klement Çala është transferuar në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë. Masa është marrë pas një vlerësimi të hollësishëm nga autoritetet përgjegjëse, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë të të dënuarit.  

Klement Çala është dënuar me disa vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:  

- “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal;  
- “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municioneve”;  
- “Grup i strukturuar kriminal”;  
- “Falsifikim i dokumenteve”;  
- “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, ndaj punonjësve të policisë e mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim;  
- “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;  
- “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.  

Për këto vepra penale, i burgosuri është dënuar me 20, 25 dhe 5 vite burgim, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatave të tjera përkatëse.', njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ky është rasti i tretë brenda 4 ditëve.

Më 16 dhjetor, Altin Kodra i dënuar me 22 vite burgim u izolua në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e Peqinit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”

Ndërkohë më 13 dhjetor Fran Marashi i dënuar me burgim të përjetshëm është izoluar në 41-Biss në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.

Marashi është dënuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në atë që njihet ndryshe edhe si masakra e Urës Vajgurore ngjarje e ndodhur gjatë trazirave të vitit 1997

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?