Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin drej Italisë është arrestuar në Tiranë.
I arrestuari është Kristian Sula (Bledar Gaçi) i dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg për organizatë kriminale dhe trafik droge
"Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian", thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.