I dënuar për plagosje me dashje, arrestohet i riu në Kakavijë

7 Korrik, 12:40| Përditesimi: 7 Korrik, 12:41

  • Share

KAKAVIJË- Një 28-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

28-vjeçari Enea Arapi më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur kaçavidë një person.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:   Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", njofton policia.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?