Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllimin ekstradimin e tij në Itali, ku është dënuar për prostitucion dhe përdhunim.
Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend (Dervishi) Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili është dënuar në mungesë nga Gjykata e Padova e Italisë me vendimin e datës 13.09.2003 me 5 vjet burg për veprën penale "Shfrytëzim i prostitucionit" dhe "Përdhunimi" duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Policia e Durrësit arrestoi Gazmend (Dervishi) Gjyzeli më qëllimi ekstradimin e tij drejt Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.