Kapet në Spanjë Gentjan Marku, i dënuar për trafik droge, si pjesë e dosjes 339.
Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Marku është pjesë e grupit prej 12 personash që akuzohen për trafik droge, së bashku me Samuel Ndokën dhe Vilson Ndokën nipërit e ish-deputetit Arben Ndoka.
Pjesë e këtij grupi janë edhe ish-kampioni i sportit e mundjes Elis Guri Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça.
Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.
Dushaj kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonash celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.
Kujtojmë që në momentin e arrestimit Vilson Ndoka ka qënë në kërkim me vendim gjykate, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Njoftimi i policisë:
"Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Shtetasi G. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike"