Foto ilustruese

I dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm, arrestohet 20 vjeçari në Korçë

21 Prill, 15:32| Përditesimi: 21 Prill, 15:55

  • Share

Policia e Korçës ka arrestuar 20 vjeçarin Andrea Palla të shpallur në kërkim për trafik të emigrantëve të paligjshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar 20 vjeçarit banues në Tiranë, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?