Kronikë

I dënuar për trafikim heroine në Spanjë, kush është biznesmeni Anton Gjinaj që u prangos në Malin e Zi

14 Prill 2021, 19:44| Përditesimi: 14 Prill 2021, 19:58

  • Share

Anton Gjinaj rezulton të jetë pronar i kompanisë "Alesio-2014", në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë. Po ashtu ai njihet edhe me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike. Në këtë rast duket se ka patur një 'përjashtim' pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitoj tendera të shumtë.

Kompania "Alesio-2014" rezulton të ketë fituar 10 tendera. I fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Në këtë tender bie në sy shuma shumë e afërt e fondit limit me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. "Alesio-2014" është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundejt 34,999,000 fondit limit. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.


Lajmi kryesor:

I kërkuar për trafikim të 50 kg heroinë në Spanjë, kush është biznesmeni shqiptar me dy emra që u vu në pranga në Mal të Zi (FOTO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?