Emanuel Loku alias (Ferdinand Luka) i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar për vjedhje.
53-vjeçari, i lindur në Krujë, është arrestuar teksa po qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës.
Gjykata e Ancona-s, Itali, e ka dënuar Emanuel Lokun me 5 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Komente
