Roland Dedja është shqiptari i arratisur nga burgu i Teramos në Itali. Ai ka prerë hekurat e dritares dhe është hedhur në rrugë i lidhur me litar.
Hetimet e para dyshojnë se pajisjet për arratisjen e tij i janë sjellë me dronë nga jashtë burgut. 40-vjeçari ishte i dënuar me shumë vite burg për trafik droge e grabitje.
Dedja akuzohet edhe për vrasje. Dy të rinjtë, Bledar Shehu dhe Roland Dedja, të dënuar për rrëmbime dhe vrasje dhe janë arratisur edhe në vitin 2010 nga burgu i Pizës në Itali.
Lajmi kryesor:
Si nëpër filma! Trafikanti shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, ndihmohet nga jashtë me dron (Emri+Foto)
B.K//ReportTv.al