Kronikë

I dënuar për vrasje, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Qeparo (EMRI+VIDEO)

29 Qershor, 14:04| Përditesimi: 29 Qershor, 14:30

  • Share

Një 41-vjeçar i dënuar për disa vepra të rënda penale është arrestuar në zonën e Qeparos, Himarë nga Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e policisë së Elbasanit.

Ervis Çela, banues në Peqin, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila ka njohur një vendim të formës së prerë të Gjykatës italiane, duke e dënuar atë me 21 vjet burgim. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë.

Akuzat  që rëndojnë mbi të janë “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, "Heqja e paligjshme e lirisë", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", mbetur në tentativë, "Kanosja për të mos kallëzuar", "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?