Foto e marrë nga BERNARD DEFENSE TEAM

I dënuar për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet në ditët e fundit të Trump 40 vjeçari në SHBA

1 Janar 1970, 01:00| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 10:37

  • Share

10 Dhjetori ka qenë dita e fundit e Brandon Bernard, i cili është ekzekutuar në Indiana pasi thirrjet e fundit për zbutje të dënimit u refuzuan nga Gjykata Supreme e këtij shteti.

Bernard është një ndër personat më të ri që është ekzekutuar gjatë 70 viteve të fundit, fajtor për vrasjen e çiftit Todd  dhe Stacie Bagley  në qershor të vitit 1999.

Në mesazhin e tij të fundit I dënuari i tha familjes së çiftit që e kishte vrarë se i vjen keq para se të ekzekutohej me injeksion vdekjeprurës të enjten.

" Më vjen me të vërtet keq. Kjo është e vetmja gjë që mund të them, e vetmja që mund të përshkruajë mënyrën si ndihem tani dhe sesi ndihesha atë ditë" .

Qeveria amerikane e ka planifikuar ekzekutimin edhe të katër personave tjerë para përfundimit të presidencës së Trumpit. Nëse të gjitha këto dënime zbatohen, Trump do të jetë presidenti që ka qenë në pushtet gjatë numrit më të madh të ekzekutimeve në më shumë se një shekull. Këto ekzekutime do ta çonin në 13 numrin e përgjithshëm të dënimeve me vdekje që janë zbatuar që nga korriku.

Procesi i ekzekutimit u vonua për dy orë pasi avokatët e Bernardit u munduan që në momentet e fundit të bindnin Gjykatën Supreme që ta anulonte vendimin, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Avokatët pretendonin se personat kishin vdekur në momentin që ai i kishte vënë flakën makinës, megjithatë një gjë e tillë nuk u pranua nga palët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?