Dritan Dajti

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve/ Dritan Dajti shkon sërish në spital nën masa të rrepta sigurie, rezulton me COVID

26 Janar 2021, 19:25| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 12:03

  • Share

I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti ka përfunduar përsëri në spitalin e burgut në QSUT.

Report Tv mëson se Dajti ka mbërritur pak më parë në spital nën masa të rrepta sigurie dhe aktualisht po bën ekzaminimet. Ne sektorin ku vuan dënimin Dajti mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID një i dënuar dhe si pasojë është infketuar edhe Dritan Dajti. 

Kujtojmë se edhe në nëntor të 2020, Dajti ka qenë në spital ku ka hequr një gur në veshka. Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët Skënder Daminin, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009. 

Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërkesës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy gjyqtarët nga trupa me 5 anëtarë që votuan për lënien në fuqi të dënimit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 27/01/2021 05:17

    Nese ka aktualisht nje Gangster ne Shqiperi ate here ku eshte Dritan Dajti pa asnje dyshim. Respekt.

    Përgjigju
  • Ari: 26/01/2021 23:49

    Thjeshte Tan Dajti......cuni edukum qe e donte Gjithe lagjia.jeta e dergoi ketu por e vertetA do dali.shume pak e njohin kete djal

    Përgjigju
  • Drejtësi: 26/01/2021 20:26

    Akoma rron ky plehra...

    Përgjigju
    • @drejtesia: 27/01/2021 00:00

      Mbase do zoti e merr Covidi kete kerme diabetike. Pastaj do shohim se ku do futen lepujt e bandes qe ka jashte. Hakmarrja e zotit per kete flliqesire dhe familjen e tij.

    • Lala: 26/01/2021 21:20

      Pse pler?keta policat kishin vajt me i marr gjoben. Pa shenja dalluse e jasht sherbimit kishin qen nese e mban men.plus ky ne burg esht. Sesht se esht xhiro nga blloku si cuni luiza xhuvanit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?