Arben Frroku

I dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku kërkon nga GJKKO llogaritjen e kohës kur ishte në paraburgim në Greqi

4 Shkurt 2021, 11:08| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 11:43

  • Share

I dënuar për vrasjen e komisariatit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, ti llogaritet edhe koha e paraburgimit që ka qëndruar në Greqi kur u kap në vitin 2013.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se lërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi. Frroku u dënua nga ish Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua me 18 vite burg në Holandë.

Fillimisht Frroku mori pafajësi për vrasjen e Dritan Lamaj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Por teksa vendimi u apelua nga prokuroria, Arben Frroku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi. Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit. Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke

Rekursi i Arben Frrokut në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë. Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut.

Holanda e ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke i dhënë të drejtë Arben Frroku, i cili pretendon se në procesin gjyqësor kundër tij është përfshirë edhe politika, ndërkohë që në vendin tonë i rrezikohet jeta. Arben Frroku ka pretenduar se është dënuar për një krim të cilin nuk e ka kryer.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rëndë të vrasjes e Lamajt.

Po ashtu, Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit, Mark Frroku, i liruar nga burgu në maj të vitit 2018 i dënuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

Arben Frroku ndodhet në qeli në Holandë pas refuzimit të ekstradimit në Shqipëri, ku dënimi përjetë i dhënë nga Apeli në vendin tonë, do të konvertohet në burg sipas ligjit të tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?