I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)

13 Dhjetor 2023, 10:42| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 12:01

  • Share

Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e dhjetë pasurive të Redjan Rrajës, në konkluzionet e paraqitura në gjykatë për hetimin pasuror ndaj të dënuarit me burg përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të Rrajës dhe familjarëve, përfshirë edhe makinën luksoze Audi të përdorur nga modelja Kejvina Kthella. Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar vajzës së shovvbizit. Mes pasurive për të cilat kërkohet sekuestro, është një apartament 76 metër katrorë në Tiranë, dhe dy njësi tregtare me sipërfaqe totale rreth 160 metër në kryeqytet.

Po kështu në listë për tu konfiskuar, SPAK ka vendosur edhe dy garazhe, secila nga 18 metër katrorë, dy automjete Audi A8 dhe një të markës “Bentley” tip Continental, një orë dore tip “Roleks” dhe shumën prej 2750 Euro.

Kërkesa për konfiskimin e pasurive vjen pasi Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Bashkëpunëtori në krim, Arjol Halilaj, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në mjetin e përdorur gjatë atentatit.

Lista e pasurive

1. Pasuria apartament, Zona Kadastrale 8160, me numër pasurie 6/121-N8, volumi 22, faqe 24, një njësi me sip 76 m² (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit Redian Rraja.

2. Pasuria që gjendet në Zonën Kadastrale 8160, me numër pasurie 6/121-N9, volume 22, faqe 25, një njësi me sip 30 m² (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit Redian Rraja.

3. Pasuria që ndodhet në Zonën Kadastrale 3292, me numër pasurie 107/49+1-N2, volumi 60, faqe 140, njësi me sip 127.5 m² (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases Marsela

Çiça, por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi Redian Rraja. 4. Pasuria qëjendet ne Zonën Kadastrale 3292 Nr lloji i pasurisë garazh me nr. 107/49- G103, me sip totale 18.09 m² (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi Redian Rraja.

5. Pasuria në Zonën Kadastrale 3292 Nr. lloji i pasurisë garazh me nr. 107/49-G104, me sip totale 18.09 m² (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit Redian Rraja.

6. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targë FE262TE, me numër shasie EAUZZZ4GSGN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kihella por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit Rediun Rraja.

7. Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redjan Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës së datës 25.10.2019 në shumën 20 000 Euro.

8. Një orë dore me rrip metalik me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë me numër në pjesën e pasme 16233 (roleks).

9. Shuma prej 2750 Euro

 

Kërkesa e SPAK

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/12/2023 02:00

    Ka gjetur ndonje /Redjan/tjeter qe t'ja zevendesoje.Goca /punon/ full time e meriton shperblimin!

    Përgjigju
  • Spak: 13/12/2023 14:20

    Te qafsha mi xhevrije Ai aq i ka bo vetem vitin e fundit Gerrmoni mir se ka shum te tjera

    Përgjigju
    • O Shkodra: 13/12/2023 19:02

      Po atij dihet mo por si do ja bojn familjaret e tij? Pastaj nqs ka grua e femij do e marin vesh qe e ka trathtuar me ate k*rven qe i ka fal audin e nuk do i shkojn as ne burg per vizite

    • Shkodra: 13/12/2023 16:56

      Ti mbaj se skan cfar i duhen ne burg

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?