Kronikë

I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’

30 Prill, 13:08| Përditesimi: 30 Prill, 14:30

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, në seancën e kësaj të mërkure, në orën 10:00, (30 prill). 

Fran Marashi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion muajin e kaluar, me burgim të përjetshëm, si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Efektivët u sulmuan me antitank në qendër të Urës Vajgurore, (Dimal), pak minuta pasi kishin përcjellë ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, i cili sapo kishte përfunduar mitingun elektoral në qytetin e Beratit, për zgjedhjet parlamentare që mbaheshin atë muaj.

Ngjarja e rëndë e asokohe u rigjykuara sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. 

Perveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari, Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?