Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani, të vrarë në korrik 2020

I dënuar përjetë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, dëshmia e shefit të regjimit në burgun e Peqinit: Xhuliano Hoxha na kërcënon, nuk i bindet rregullave

19 Dhjetor 2023, 14:39| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 14:47

  • Share

Në dëshminë e shefit të regjimit të burgut Peqin, Vilson Shima, del një tjetër detaj, i cili ka treguar se një prej të burgosurve, Xhuliano Hoxha, nuk i bindet rregullave.

Ditën e vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, shefi regjimit ka zhvilluar një takim me të burgosurit dhe të dënuarit për disa problematika dhe shqetësime që ata kanë shfaqur. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ka pasur problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, për të cilin thotë se nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara ofendon dhe shan me fjalë kërcënuese punonjësit. Për rastin, Shima ka thënë se është përpiluar dhe raporti incidentit.

Ndërkohë, pas këtyre takimeve me të dënuarit, Shima ka dëshmuar se ka marrë leje nga dhe është larguar për të festuar lindjen e djalit. Më pas nga mediat ka parë se ka ndodhur vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.  

Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se gjatë takimit që pata me të burgosurit dhe të dënuarit më kanë parashtruar problematikat jashtë orarit të veprimeve, kryesisht telefonat me familjarët, dalja më shpesh në ajrim, sistemin e tyre nëpër dhomat e burgut, gjatë kësaj kohe kam pas problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, i cili nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara dhe na ofendon dhe shanë me fjalë kërcënuese. Për rastin është përpiluar dhe raporti incidentit si dhe është vënë në dijeni eprori.

Xhuliano Hoxha është i dënuar me burg për jetë për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan. Po për këto vrasje është i dënuar me 17 vite burg edhe i penduari drejtësisë Euglen Halili.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ramiz: 20/12/2023 13:29

    Vilsoni eshte nje nga djemte me te mire, I diplomuar jurist ne universitetin e Tiranes. Por pa mundesia dhe nevoja financiare e Kane detyruar te beje edhe kete lloj pune.

    Përgjigju
  • Iris: 20/12/2023 03:10

    Po ty perse te kane vene shef regjimi aty?! Cfare eshte Xhuliano Hoxha,adoleshent problematik shkolle,apo i burgosur i perjetshem ?! Sa here qe ben numra shterngoheni me shume ne /morse/!

    Përgjigju
  • Ak kapone: 19/12/2023 16:17

    Aq i mbarum eshte vilsoni saqe nga 313 e kan transferu ne peqin. Djal i urt hallexhi edhe i drejt.

    Përgjigju
  • Alex: 19/12/2023 15:37

    Po ti mo shef i regjimit ne burg me minifund shkon ne pune qe te kercenon........

    Përgjigju
    • Cuditje: 19/12/2023 16:16

      Po njeri eshte edhe ai. Ca pret ti tr shkojne njerezit e tij ti vrasin familjen. Po flasim burgu I peqinit… kokat e krimit. Koka tij eshte me pas se 200 mij euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?