Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

I dënuar përjetë për vrasjen e taksistit, humb jetën në burg 38-vjeçari

6 Prill 2018, 18:51| Përditesimi: 7 Prill 2018, 00:42

  • Share

Ndërron jetë në spitalin e burgut në Tiranë, Erjon Bushi 38 vjeç, i dënuar me burgim të perjetshëm, për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti. Bushi vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë.   

Ditën e sotme është ndjerë keq dhe për këtë arsye autoritetet e burgut kishin vendosur ta dërgonin atë në spital. Erjon Bushi është transportuar në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë rreth mesditës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të jetojë. 

Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se arsyeja e vdekjes së të dënuarit ka qenë një atak kardiak. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?