Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vladimir Llazareviç, i dënuar për krime kundër njerëzimit për shkak të spastrimit etnik gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një komunë në jug të Serbisë.
Llazarevi135 ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit të përcaktuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990.
Zyrtarët në komunën Pantelej, afër Nishit, kanë bërë të ditur ndarjen e çmimit për Llazareviç dhe 10 persona tjerë më herët gjatë kësaj jave.
Në njoftim nuk është cituar arsyeja e nderimit. Vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar na Partia Përparimtare Serbe e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Ja me qfar kriminel është vllazruar kryeministri Rama, bravos
Përgjigju