I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

26 Prill, 13:53| Përditesimi: 26 Prill, 13:56

  • Share

Një 29 vjeçar i dënuar me 10 vite burg në Itali është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin.

Arrestimi i provizorisht me qëllim ekstradimin e të riut me 3 emra  Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras u bë në kuadër të operacionit të koduar  “Operacionalja 6” pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma.

"Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura" informoi policia e shtetit.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?