Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

I dënuari nga Tirana kapet me kanabis në burgun e Shënkollit, hetim trupës së shërbimit

21 Shtator 2018, 20:00| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 20:03

  • Share

LEZHE-Gjatë kontrollit në ambientet e burgut në Shënkoll një të dënuari i është gjetur 2.7 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Policia njofton se kanabisi është gjetur në qelinë e të dënuarit, L.V. 41 vjeç banues në Laprakë, Tiranë.

Janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë edhe punonjësit e policisë së Burgjeve që ishin në shërbim; N.Gj. dhe G.N. 40 e 36 vjeç.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur mënyrën si është futur kanabisi në ambientet e burgut në Shënkoll.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?