I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit do lirinë, zbardhet vendimi i Apelit: 2 arsyet pse duhet të rigjykohet Grori

10 Korrik 2019, 20:53| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 07:46

  • Share

Arben Grori, i dënuari me burgim të përjetshëm që tashmë pret rihapjen e procesit gjyqësor kundër tij në gjykatën e Tiranës, ka mundur të rihapë dosjen duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedorës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjyqtarët e Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë.

Vendimi i Apelit
”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e marë nga treshja e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Fatmira Hajdari dhe Andi Civici, i cili në këtë vendim ka dalë kundër, me mendim pakice. Grori në 7 korrik 2009 ka marë dijeni për vendimin e gjykatës së Strasburgut e cila e dëmshpërblente me 8 mijë euro dhe i hapte rrugën rrihapjes së çështjes së tij nga drejtësia Shqiptare. Por sipas vendimit të Apelit Tiranë, në atë periudhë 2009 Shqipëria nuk ka pasur legjislacion të brendshmë për rishikimin e vendimeve gjyqësore. Por kur Kodi i Procedurës Penale ka ndryshuar në 2017 duke shtuar nenin 450 pika d, Arben Grori ka paraqitur disa kërkesa për rihapjen e çështjes, kërkesa këto që janë rrëzuar.

Neni 450 pika d i Kodit të Procedurës që flet për “Rastet e Rishikimit”, thotë se:“…kur shkaku për rishikimin e vendimit të formës së prerë rezulton nga një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e bën të domosdoshëm rigjykimin e çështjes. Kërkesa paraqitet brenda 6 muajve nga njoftimi i vendimit…”. Pra brenda 6 muajve dhe jo brenda 8 viteve siç ka ndodhur me këtë rast. Por pavarësisht këtij afati, dy gjyqtarët e Apelit Tiranë Hajdari dhe Malaj kanë argumentuar në vendimin e tyre se:”…është e vërtetë që e drejta për rishikim vendimi të dënuarit i ka lindur në korrik 2009, kur ai ka marrë dijeni efektivisht për vendimin e gjykatës së Strasburgut, por kërkuesi Arben Grori nuk mund ti drejtohej gjykatave shqiptare,për të kërkuar rishikimin e vendimit, në një kohë kur në legjislacionin e brendshëm të shtetit shqiptar, nuk parashikohej e drejta e rishikimit, kur shkaku për rishikim kishte për bazë një të drejtë të fituar nga gjykata e Strasburgut…”.

Më tej dy gjyqtarët argumentojnë si më poshtë vijon “…kërkuesi Arben Grori nuk mund ti drejtohej gjykatës në momentin e marrjes dijeni të vendimit të gjykatës së Strasburgut, për sa kohë kjo e drejtë e kërkuesit, e fituar në 2009, nuk mund të ushtrohej efektivisht, pasi do ishte një kërkesë jo efektive në momentin e marjes në dijeni për vendimin e gjykatës së Strasburgut, për sa kohë një gjë e tillë nuk parashikohej në Kodin e Procedurës Penale…”.Nisur nga kjo situatë juridike në vendimin e 20 majit 2019 thuhet se:”…kolegji penal i Gjykatës se Apelit Tiranë çmon se afati i të dënuarit për tju drejtuar gjykatës për kërkesën për rishikim, në ndryshim me sa arsyeton gjykata e Tiranës, i fillon nga data 1 gusht 2017, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale në vitin 2017…”.

Në vendimin e gjykatës nënvizohet se:”…një e drejtë e fituar me një vendimin të gjykatës së Strasburgut nuk mund ti mohohet kërkuesit me arsyetimin se nuk është brenda afatit 6 mujor të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.Dy gjyqtarët e Apelit Tiranë Malaj e Hajdari vlerësojnë se mënyra e duhur për rivënien në vend të së drejtës së shkelur të kërkuesit Arben Grori, do të ishte pranimi i kërkesës për rishikim, me qëllim rihapjen e çështjes për të konsideruar vendimin e datës 7 korrik 2009 të gjykatës së Strasburgut.

Vendimi, mund të sjellë lirimin e Arben Grorit
Vendimi i Apelit Tiranë që ka ngjallur shpresat e Grorit për liri, erdhi katër muaj pasi shoku i tij Gert Gjinarari në 14 shkurt 2019 është liruar me kusht nga gjykata e Korçës. Vendimi në fjalë praktikisht projekton lirimin nga qelia të Arben Grorit, i cili është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës. Tashmë që kërkesa e Grorit është pranuar për rishikimin e vendimit nr.413 të 20 majit 2003 dhe pritet që shumë shpejt çështja ndaj tij të hapet për gjykim në themel, në gjykatën e Tiranës. Tashmë Grori do gjykohet me një tjetër trupë gjykuese, ndërkohë që nga të dhënat që disponon “Shqiptarja.com” ai që në fillim të procesit gjyqësor do kërkojë gjykim të shkurtuar, duke synuar dënimin me 25 vite burg.

Gert Gjinarari dhe Naim Zyberi

Nëse në muajt në vazhdim gjykata e Tiranës vendos të njohë vendimin Italian dhe ta dënojë Grorin, me 25 vite burgim, atëherë ky i fundit do të lirohet pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka kryer tashmë, për shkak se Grori mbahet i izoluar në burg prej 30 prillit 2001. Më 30 prill 2001, Arben Grori u ndalua në Shqipëri mbi bazën e fletë-arrestit të lëshuar më 16 shkurt 2001 nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Apelit të Milanos. Akuza lidhej me përfshirjen e Grorit në një organizatë kriminale dhe me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për të cilën është dënuar me 15 vite burgim.

Por teksa Grori, ndodhej në qeli nga Italia në Shqipëri vjen një vendim tjetër penal, pasi gjykata e Pestë Penale e Milanos në Republikën e Italisë me vendimin e datës 21 dhjetor 1999 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Arben Grorit, pasi ai së bashku me shokun e tij Gert Gjenerari, kanë vrarë me armë zjari Naim Zyberin. Duke qënë se Arben Grori është gjykuar e dënuar në mungesë dhe sipas të dhënave që kishin autoritetet italiane, ai ndodhej në territorin Shqiptar,është kërkuar njohja e vendimit penal të mësipërm nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Në 20 maj 2003 gjykata e Tiranës me vendimin nr. 413 ka bërë njohjen e vendimit Italian, duke dënuar Grorin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zyberit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 10/07/2019 21:41

    te liroher sa me shpejt se pleren me te madhe te shqiperiae ka vrare gjyna qe e denuan. njerzit e kan memorjen e shkurter se kush ka qene naim zyberi dhe dy plerat e tije qe sot bejme ligjin ne gjithe shqiperine.

    Përgjigju
    • Genti: 12/07/2019 19:21

      Te.fort.ska.me.or shoq

    • genti: 11/07/2019 12:07

      e ke gabim meti eshte truni jari eshte cakmak te vret per pse shef

    • Ton Ton: 11/07/2019 00:38

      Jari esht nona. Meti pa Jarin do ishte beton sot.

    • genti: 10/07/2019 23:47

      jmet hasa me jar hasen vetem keto te dy kan mbet gjalle nga gjithe organizata mafioze e restorant durresit te gjithe te tjeret jan vra.

    • Andi: 10/07/2019 22:44

      Kush jane dy tjeret

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?