Një 55-vjeçare kanadeze është dënuar me 22 vite burg, pasi pranoi se i kishte dërguar një letër që përmbante helm ish-presidentit Donald Trump, gjatë kohës kur ai jetonte në Shtëpinë e Bardhë.
Pascal Ferrier, 55 vjeç, do të dënohet me rreth 22 vite burg, sipas zyrës së prokurorit federal në Uashington.
Zarfi vdekjeprurës drejtuar zotit Trump u kap në shtator 2020 përpara dorëzimit në Shtëpinë e Bardhë.
Mediat amerikane zbuluan se Ferrier e bëri ricinën në shtëpi në Quebec dhe ia dërgoi Trumpit helmin potencialisht vdekjeprurës që rrjedh nga përpunimi i fasuleve të ricinit me një letër që i referohej atij si "Klouni i shëmtuar tiran" dhe lexonte pjesërisht: "Nëse nuk funksionon, do të gjej një recetë më të mirë për një helm tjetër”.
Letra nga Ferrier, e cila gjithashtu i thoshte Trumpit të hiqte dorë nga zgjedhjet u zbulua në një strukturë të klasifikimit të postës në shtator 2020, përpara se të arrinte në Shtëpinë e Bardhë.Ajo u arrestua duke u përpjekur të hynte në një pikë kufitare në Buffalo, duke mbajtur një armë, një thikë dhe qindra fishekë.
Gruaja do të deportohet nga SHBA pas vuajtjes së dënimit dhe do të përballet me mbikëqyrjen e përjetshme nëse kthehet.Gjykatësja Friedrich i tha Ferrier-it se veprimet e saj ishin “potencialisht vdekjeprurëse” dhe “të dëmshme për shoqërinë dhe për viktimat e mundshme”.
Ferrier pranoi gjithashtu dërgimin e letrave të ngjashme të helmuara te tetë zyrtarë të zbatimit të ligjit në Teksas.
Në vitin 2014, një burrë nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg pasi i dërgoi letra me ricin Presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë.