Kronikë

I dërgonte mesazhe denigruese dhe kërcënuese një gruaje, arrestohet 39-vjeçari në Kukës! I theu edhe xhamin e makinës

22 Mars, 13:49| Përditesimi: 22 Mars, 13:50

  • Share

Një 39-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim për përndjekje dhe kanosje.

Sipas policisë, ky person i dërgonte vazhdimisht mesazhe denigruese dhe kërcënuese një 41-vjeçareje  si dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kukës, bënë kapjen  dhe ndalimin e shtetasit A.H.,39-vjeç banues fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës". Ky shtetas i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe  i ka thyer xhamin e  automjetit të  saj.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?