I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak nis vizitën treditore në Prishtinë

1 Mars 2021, 09:46| Përditesimi: 1 Mars 2021, 09:58

  • Share

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, nis sot vizitën zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ai do të qëndrojë në Prishtinë nga sot deri më 3 Mars.

Pas Kosovës , ai do të qëndrojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Agjenda e tij nuk është bërë ende publike, por ai planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tashmë e ka konfirmuar se do të takohet me Lajçak.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin e Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha Kurti dje gjatë ditës.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?