Gabriel Escobar

Kosova & Rajoni

I dërguari i Biden 'presion' Bosnjës për 'Open Balkan': T'i bashkëngjiten nismës! Personat non grata? Do ketë të tjerë, edhe kompanitë që mbështesin liderët

10 Nëntor 2021, 14:41| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 15:30

  • Share

I dërguari special i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se Bosnja dhe Hercegovina dhe shtetet e tjera te rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur. Këtë deklaratë ai e bëri në fund të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim. Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”, tha ai.

Escobar foli edhe për vendimet për sanksione dhe shpallje 'non grata' të politikanëve të tjerë nga rajoni pas Sali Berishës.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se do të ndëshkohen me non grata dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët, por edhe kompanitë që i mbështesin.

“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”. Escobar ka vijuar vizitën në Malin e Zi ku vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshjet në radhët e shumicës dhe po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, prej datës 7 nëntor është në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 11/11/2021 21:11

    Atje janë në prag lufte me serbin, e ju flitni për oppen serbi (balkan). Kush u tha këto gënjeshtra...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?