Foto: Richard Nephew, takon Arben Krajen
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ishte sot në godinën e SPAK për të parë nga afër në veprim institucionet gjyqësore shqiptare, mes tyre dhe atë të Prokurorisë së Posaçme.
Nga fotot e publikuara në faqen e facebook të ambasadës amerikane kreu i SPAK i ka treguar malin e dosjeve nëprë zyrat e SPAK dhe ai nuk e ka fshehur habinë.
Gjithashtu Nepheë është takuar dhe me Arben Krajën, ish kreun e SPAK i cili ka në dorë dhe dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi po hetohen për akuzën e korrupsionit. Ndërkohë Altin Dumani ka në dorë dosjen ndaj Ilir Metës lidhur me aferën Ces Dia.
Fotot u shoqëruan dhe me një përshkrim nga ku u mësua se mes tyre janë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë nga ana e tij Nepheë përsëriti mbështetjen që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të japin në institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.
"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nepheë dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së" shkruhet ne postimin e ambasades amerikane.
Foto: Richard Nephew në SPAK, 20 qershor 2024
Lajmi kryesor:
Zyrtari i DASH kundër korrupsionit në Tiranë takon Dumanin e prokurorët e SPAK, sheh malin me dosje! Nephew: Fund pandëshkueshmërisë
S.G/ReportTv.al