Martin Vickers në Konferencën MINEX

I Dërguari i Posaçëm i Britanisë për Tregtinë, vizitë 3 ditore në Tiranë, takim me ministrat dhe përfaqësues të biznesit, në fokus rritja e bashkëpunimit në tregti dhe investime mes dy vendeve

8 Korrik 2022, 17:38| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 17:54

  • Share

I dërguari për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht dhe deputeti britanik Martin Vickers ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë kësaj jave.

Vickers vizitoi Tiranën nga datat 4 deri 7 Korrik, me qëllim për të inkurajuar tregtinë dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

I dërguari për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor po ashtu, ai mbajti një fjalim të rëndësishëm në Konferencën MINEX, e cila u zhvillua në Tiranë, me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë së sektorit minerar dhe energjinë e rinovueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës, Vickers ka zhvilluar takime me Ministrat kryesorë të Qeverisë, përfaqësuese të biznesit. Gjithashtu ai mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori Britanik, Alastair King-Smith për të inkurajuar bizneset të punojnë së bashku për të thelluar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

"Jam i lumtur që jam këtu në Tiranë për vizitën e parë zyrtare në Shqipëri si i dërguari për Tregtinë, të cilën e kam vizituar edhe më herët gjatë këtij viti, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin britanik. Vizita ime më dha mundësinë të zhvilloja takime me drejtues të Qeverisë dhe biznesit, ku diskutuam mënyrën se si t’i cojmë në një nivel tjetër marrëdhëniet tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe për të promovuar rritje ekonomike dhe punësim, në dobi reciproke. 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tanë na jep një mundësi fantastike për të parë gjithçka është bërë më parë duke u fokusuar përpara drejt së ardhmes”, është shprehur Vickers, sipas komunikatës për shtyp nga Ambasada Britanike në Tiranë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?