I Dërguari i SHBA për Ukrainën, Steve Witkoff

Bota

I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë

23 Mars, 14:54| Përditesimi: 23 Mars, 15:06

  • Share

Putin? “Një lider super inteligjent.” Ukraina? “Një shtet i rremë.” Plani për një forcë paqeruajtëse europiane, që kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqen të krijojnë? “Në Europë të gjithë sillen si Churchill.”

Këto janë fjalët e Steve Witkoff, manjati i pasurive të paluajtshme dhe miku i Donald Trump, i cili është bërë i dërguari i tij, fillimisht në Lindjen e Mesme dhe tani në marrëdhëniet mes Moskës dhe Kievit. SHBA-të po rifillojnë sot përpjekjet e tyre për ndërmjetësim në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë me Tucker Carlson, gazetarin ultra-konservator pro-Trump, ish-prezantuesin e Fox News, Witkoff ka dhënë një sërë deklaratash alarmante për Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. BBC ka publikuar sot pjesë të intervistës.

Plani për një forcë ndërkombëtare që mbështet një armëpushim në Ukrainë, i mbështetur nga Londra dhe Parisi bashkë me rreth njëzet vende të tjera perëndimore, është “thjesht një pozicionim politik, një qëndrim”, tha negociatori amerikan, duke e quajtur atë një projekt të ndërtuar mbi një "vizion nga liderë që duan të duken si Winston Churchill".

Dhurata e Putin për Trump

Për Vladimir Putin, të cilin e ka takuar për disa orë së fundmi në Kremlin, Witkoff foli pa doreza.

“Më pëlqeu presidenti rus. Nuk e konsideroj një person të keq. Është super inteligjent. Me mua ishte i sjellshëm dhe i sinqertë.”

Ai shtoi se Putin i kishte treguar se kishte lutur për Trump pas atentatit ndaj tij gjatë fushatës presidenciale verën e kaluar. Witkoff gjithashtu zbuloi se Putin kishte porositur një portret të Trump për t’ia dhuruar dhe se presidenti amerikan ishte i prekur nga ky gjest.

Gjatë intervistës, Witkoff përsëriti disa nga tezat e Rusisë, duke përfshirë pretendimin se Ukraina është një "shtet i rremë".

Ai deklaroi se çështja kryesore e negociatave për përfundimin e luftës janë pesë rajone – Donbasi, Krimea dhe disa të tjera, të cilat nuk i përmendi.

“Pyetja është: a do t’i njohë bota këto territore si ruse?” – tha ai.

“Në Rusi ekziston bindja se Ukraina është një shtet i rremë, se këto rajone janë mbledhur bashkë si një lloj mozaiku, dhe sipas mendimit tim, ky ështës shkaku i luftës. Rusia i konsideron këto territore të sajat që nga Lufta e Dytë Botërore, por askush nuk dëshiron të flasë për këtë.”

“Pse do të donte Rusia të aneksonte Ukrainën? Nuk i duhet. Ka rimarrë ato rajone. Ka Krimenë, ka marrë atë që donte. Pse do të kërkonte më shumë? Ideja që Rusia dëshiron të pushtojë Europën është e pakuptimtë. Kemi diçka që quhet NATO, të cilën nuk e kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Armëpushimi

Sa i përket negociatave që SHBA-të do të rifillojnë sot dhe nesër në Arabinë Saudite me Rusinë dhe Ukrainën, Witkoff tha se shtrirja e armëpushimit 30-ditor edhe në Detin e Zi – i cili tashmë është arritur për sulmet ndaj objekteve energjetike – pritet të finalizohet brenda një jave.

Ai shtoi gjithashtu se palët nuk janë larg një marrëveshjeje për një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor, që do të përfshinte edhe ndalimin e luftimeve tokësore.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • smi ttropo: 23/03/2025 19:27

    te lumt o patriot

    Përgjigju
  • PATRIOTI: 23/03/2025 15:19

    Thonë që nuk gomarë në U.S.A.,por ja që paska dhe me shumicë.Këtë e kan çuar për të biseduar apo përGJEOGRAFIN E EUROPËS. Ja pra se me çfarë merret politika e Trampit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?